“GJKKO ka frikë nga provat”, avokati i Metës: E papranueshme që nuk transmetohet LIVE seanca
GJKKO ende nuk ka marrë një vendim mbi kërkesën e Ilir Metës për tu transmetuar live seancat gjyqësore. Avokati i tij, Kujtim Cakrani në një komunikim për mediat tha se është e papranueshme që gjyqet nuk jepen live për publikun. “Të gjithë gjyqet që nga 1995, Alisë, Nanos, gjyqi në Hagë, të gjitha gjyqet bëhen me kamera, online. Kur bëhet gjyqi në Hagë për krime kundër njerëzimit, imagjinoni mos të bëhet gjyqi i presidentit. Fakti që s’e merr vendimin, tregon që ka frikë nga provat. Nuk ka guxim ta transmetojë që të shohin shqiptarët montimin që i ka bërë SPAK çështjes së Metës. E dëgjuar gjykatën çfarë arsyetimi bëri, iu referuar një terroristi në Francë dhe jo Sarkozy. Gjyqi i Nanos është bërë në kushte...
Burimi:
javanews.al