GJKKO dënon Zef Malin dhe Jemine Çokun, premtuan transferimin e një të dënuari nga Turqia në Shqipëri
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë Zef Mali dhe Jemine Çoku për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në lidhje me një skemë ku premtohej transferimi nga Turqia në Shqipëri i një të dënuari shqiptar. Sipas hetimeve të SPAK, Zef Mali, ish-oficer i Gardës së Republikës, dhe Kreshnik Domi i kanë marrë 20 mijë euro Jemine Çokut, duke i premtuar se kishin ndikim tek funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë për të përshpejtuar procedurat e transferimit në Shqipëri të vëllait të saj, Kujtim Çeliku, i cili po vuante dënimin me burg në Turqi. Hetimet kanë zbuluar se kontaktet mes palëve janë zhvilluar në periudhën janar–tetor 2025, ndërsa në...
Burimi:
javanews.al