Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Zëmblak, dyshohet se kishte ditë i vdekur në banesë

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Zëmblak, dyshohet se kishte ditë i vdekur në banesë

Në fshatin Zëmblak, në bashkinë Maliq, është gjetur i pajetë një 60-vjeçar në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai kishte rreth tre ditë që kishte ndërruar jetë. Viktima jetonte i vetëm dhe dyshohet se konsumonte edhe alkool. Nga këqyrja e parë e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.