FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

Personi që shihni në foton e mësipërme është 40-vjeçari Aleksandër Koçeku, i cili u ekzekutua një natë më parë. Ai po udhëtonte i vetëm me automjetin e tij nga zona e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës, kur ra në pritën e autorëve. Në një segment malor të aksit Kir–Prekal, pa kamera sigurie dhe me lëvizje të pakta, ndaj tij u qëllua me breshëri automatiku. Një karikator kallashnikovi u zbraz mbi automjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e 40-vjeçarit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendngjarje janë sekuestruar 25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qëlluara nga e njëjta armë. Dyshohet se autori ose autorët kishin organizuar një pritë dhe e kanë...