FOTO/ Shenja plumbash në Audin e zi, kjo është makina e ‘shënjestrës’ së atentatit në Shkozë

FOTO/ Shenja plumbash në Audin e zi, kjo është makina e ‘shënjestrës’ së atentatit në Shkozë

Publikohet fotoja e automjetit të Kejdi Spajas, 31-vjeçarit, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i një atentati të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës, ku u plagos efektivi Anxhelo Kumaraku. Në pamje duken shenjat e plumbave të qëlluara në drejtim të automjetit të 31-vjeçarit, i cili sipas dyshohet se ka qenë shënjestër e sulmit. Dinamika Policia dyshon se dy vëllezërit, Aldo dhe Ali Lika, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia kanë tentuar të vrisnin shtetasin Kejdi Spaja, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”. Ata qëlluan nga një makinë drejt 31-vjeçarit Spaja, i cili ndodhej pranë banesës së tij me efektivin Kumaraku dhe një person të tjetër Leonard Doko Policia arrestoi 31 vjeçarin Spaja, pasi nga verifikimet rezultoi...