FOTO/ Makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, 2 të plagosur në Gramsh
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mesditën e kësaj të diele, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Gramshit. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së lartë. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga, është rrokullisur disa herë dhe ka përfunduar i përmbysur në anë të saj. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer që udhëtonte me të. Të dy janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk bëhet ende e ditur. Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat siguruan...
Burimi:
syri.net