FOTO/ Atentati në Vorë, ky është 50-vjeçari që e vranë pranë banesës
Personi që shihni në foto është Edmond (Ali) Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së dielës pranë banesës së tij në fshatin Bërxullë të Vorës. Sipas hetimeve paraprake, ai u qëllua me një plumb të vetëm në shpinë, teksa po hynte në shtëpi, duke humbur jetën në vend. Dyshimet e grupit hetimor janë se autori ka përdorur një armë me precizion të lartë ndërsa në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, element që përforcon dyshimet se atentati është planifikuar me kujdes. Sipas hetimeve, 50-vjeçari ishte kthyer me automjetin e tij në banesë dhe, pasi e parkoi, u qëllua në momentin kur po i afrohej hyrjes së shtëpisë. Ai njihej në zonë si person me influencë dhe frekuentonte çdo ditë...
Burimi:
syri.net