Fluturoi mbi centralin nuklear, kapet në Francë Ermal Beqiraj që kërkohet për “AKSHI”-n. Parisi: Spiunazh apo gabim?

Fluturoi mbi centralin nuklear, kapet në Francë Ermal Beqiraj që kërkohet për “AKSHI”-n. Parisi: Spiunazh apo gabim?

Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e “AKSHI”-t, është arrestuar në Francë. Tashmë pritet ekstradimi i Beqirajt në Shqipëri, pasi ndaj tij është lëshuar masa “arrest me burg” nga Prokuroria e Posaçme. Beqiraj u arrestua pasi u konstatua duke fluturuar me një avion të lehtë mbi centralin bërthamor në Penly, në Normandi, në veri të Francës. Lajmin e ka publikuar “Le Journal du Dimanche” që duke cituar autoritetet zyrtare shton se menjëherë nisën proceduar e sigurisë ndërsa Forcat Ajrore ngritën një avion për ta inerceptuar. Beqiraj kishte zbritur nën lartësinë minimale të lejuar në këtë zonë të konsideruar të sigurisë së lartë. Më tej shtohet se avioni i pilotuar nga shtetasi shqiptar u shoqëruar në aeroportin “Albert” ku u arrestua menjëherë sapo preku...