Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve
Në fshatin Bardhet në njësinë administrative Qafë Mali në Fushë Arrëz një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës. Flakët u përhapën me shpejtësi si pasojë e erës së fortë dhe temperaturave të larta, duke përfshirë në pak minuta një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje pishe, kurse zjarri arriti deri pranë banesave. Për vënien nën kontroll të flakve u angazhuan vec banorve të zonës dhe shërbimit pyjor, edhe shërbimi zjarrfikës i Fushë-Arrëzit. Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit u kërkuan përforcime edhe nga zjarrfikësit e Pukës. Shkak për zjarrin dyshohet se u bë pakujdesia e disa fëmijëve në një nga banesat e lagjes Bardhet, ndaj policia shoqëroi në Komisariat babanë e tyre.Aktualisht zjarri është vën nën kontroll dhe po mbahet...
Burimi:
javanews.al