Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier-Shegan, fqinjët dhe familjarët shpëtojnë dy të moshuarit
Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në fshatin Fier-Shegan, ku jetonin dy bashkëshortë të moshuar. Sipas informacioneve paraprake, familjarët kanë konstatuar zjarrin që kishte shpërthyer në katin e parë të banesës dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Me ndihmën e të afërmve dhe fqinjëve, dy të moshuarit janë nxjerrë në kohë nga banesa, pa pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse të Lushnjës, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat përreth. Gjithashtu, në vendngjarje ka mbërritur edhe një autoambulancë, e cila ka kryer kontrollin shëndetësor të dy bashkëshortëve, të cilët rezultojnë jashtë rrezikut. Sipas shërbimit zjarrfikës të Lushnjës, dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar...
Burimi:
syri.net