Fier/ Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas 9 orësh operacion, 7 familje të evakuuara

Fier/ Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas 9 orësh operacion, 7 familje të evakuuara

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier. Flakët shpërthyen rreth orës 11:00 dhe, pas një operacioni intensiv që zgjati mbi nëntë orë, u vunë plotësisht nën kontroll në orën 20:20. Sipas të dhënave zyrtare, zjarri përshkoi rreth 100–110 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ndërsa shkaku i rënies së tij mbetet ende i panjohur. Në operacion u angazhuan dy helikopterë dhe dy mjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, 15 mjete zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione, katër autobote uji, 70 efektivë zjarrfikës, 35 ushtarakë, 40 punonjës të Policisë së Shtetit, pesë ekipe të urgjencës mjekësore, 15 punonjës të bashkisë, dy përfaqësues të Mbrojtjes Civile të Prefekturës si...