“Fëmija u rikthye në jetë pas ndërhyrjes së mjekëve”, policia del me njoftim zyrtar për aksidentin në Durrës-Tiranë: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Policia e Tiranës, ka reaguar zyrtarisht për përmbysjen e autobusit të linjës së Beratit. NJOFTIMI I PLOTË: Përditësim informacioni dhe saktësim i të dhënave për aksidentin e rëndë rrugor, të ndodhur rreth orës 15:00, në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia. Në vijim të deklaratës për media të dhënë nga Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, në të cilën u deklarua se si pasojë e aksidentit kishin humbur jetën dy shtetas dhe 15 shtetas të tjerë po merrnin ndihmë mjekësore, pas saktësimit të informacionit rezulton se: Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas, konkretisht drejtuesi i autobusit, shtetasi R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë. Gjithashtu, janë dëmtuar 12 shtetas, pasagjerë në autobus, dhe jo 15 shtetas. Nga...
Burimi:
javanews.al