Eurojust zbardh operacionin Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar për drogë, vrasje dhe pastrim parash

Eurojust zbardh operacionin Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar për drogë, vrasje dhe pastrim parash

Eurojust ka publikuar këtë të mërkurë më 27 maj, detajet nga operacioni i përbashkët mes autoriteteve italiane dhe shqiptare, kundër grupeve të krimit të organizuar të përfshira në trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Gjatë aksionit të përbashkët të zhvilluar më 26 maj në Itali dhe Shqipëri, u arrestuan 12 persona, ndërsa tre të tjerë morën thirrje zyrtare nga autoritetet. Hetimet lidhen edhe me një vrasje të rëndë të ndodhur në maj të vitit 2025 në rajonin e Barit, Itali. Sipas autoriteteve italiane, një konflikt në një lokal në zonën e Barit degjeneroi në rrëmbimin dhe vrasjen brutale të një personi në një shpellë të izoluar në zonën Upper Murgia. Hetimet zbuluan se ngjarja kishte lidhje me aktivitete të trafikut të drogës të drejtuara nga një shtetas...