EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!
Pak orë pas aksidentit tragjik të ndodhur në Farkë, Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 24-vjeçarin Arbër Toçilla, i dyshuar për ngjarjen. Mbrëmjen e djeshme, në Farkë, dyshohet se, gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ai ka përplasur një fëmijë. Viktima është vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë, e cila ka humbur jetën pasi nuk i mbijetoi dot plagëve. Hetimet janë ende aktive dhe në fazën e ekspertimit dhe mbledhjes së dëshmive.
Burimi:
javanews.al