EMRI/ Kontrolli në Tunelin e Skërficës zbulon 4 pistoleta brenda automjetit, arrestohet 31-vjeçari
Një operacion policor i zhvilluar në tunelin e Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ka çuar në sekuestrimin e katër armëve të zjarrit. Kontrolli është kryer pasditen e djeshme, ku gjatë verifikimit të një automjeti janë gjetur katër pistoleta të tipit “Glock”. Armët janë sekuestruar nga policia dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur origjinën dhe personat e përfshirë. Eshtë vënë në pranga 31-vjeçari, Kejdi Banaj (me precedent në fushën e narkotikëve). Sipas burimeve paraprake, dyshohet se pistoletat kishin si destinacion qytetin e Sarandës. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e transportimit të armëve. Njoftimi: Sarandë/Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda speciale, operacioni i koduar "Mekanizmi". Transportonte 4 pistoleta, kapet në tunelin e Skërficës, dhe vihet në pranga 31-vjeçari (me precedent në...
Burimi:
syri.net