EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë
Policia greke ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e mafiozit grek Jorgos Moskouris, i njohur me nofkën “Thamnakia”, ekzekutim i ndodhur në prill të vitit 2025 në zonën e Halandrit, në Athinë. Operacioni policor u zhvillua të mërkurën, më 6 maj, pas një hetimi disa mujor nga Departamenti i Vrasjeve në Greqi. Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit mbështetës për autorët e atentatit që i mori jetën 55-vjeçarit jashtë një klinike private në Halandri, më 24 prill 2025. Burime policore bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy shtetas me origjinë shqiptare, të identifikuar si Dhionis Kokoni dhe një person me mbiemrin Jupe, si dhe dy shtetas grekë, Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos. Sipas hetimeve,...
Burimi:
javanews.al