EMRAT/ Ndoqën dhe i prenë rrugën gazetarit Osman Stafa, identifikohen autorët, ishin punonjës të një firme…

EMRAT/ Ndoqën dhe i prenë rrugën gazetarit Osman Stafa, identifikohen autorët, ishin punonjës të një firme…

Janë identifikuar dhe proceduar penalisht dy personat e dyshuar për kanosjen e gazetarit Osman Stafa, i cili denoncoi se u ndoq dhe iu pre rruga me automjet pas dokumentimit të nxjerrjes së inerteve në lumin Shkumbin. Burime zyrtare bëjnë me dije se, pas kallëzimit të gazetarit dhe veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, është regjistruar procedim penal për veprën “Kanosja për shkak të detyrës” ndaj Renald Tolit, 33 vjeç, banues në Tiranë, dhe Ardjan Bicit, 31 vjeç, banues në Librazhd, të cilët rezultojnë të jenë punonjës të një firme. Sipas hetimeve paraprake, më 17 korrik, rreth orës 14:00, Osman Stafa ka njoftuar Policinë se, teksa po lëvizte në aksin Librazhd–Elbasan,...