EMRAT/ Kush janë 3 të arrestuarit nga SPAK që trafikuan 7.5 tonë kokainë drejt Europës
Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola janë 3 të arrestuarit e deritanishëm nga SPAK gjatë operacionit të sotëm. Ata akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 12 milionë euro pasuri të ndryshme. Po ashtu, SPAK bën të ditur se ky grup kriminal ka trafikuar në disa episode rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë. NJOFTIMI: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 153 të vitit 2023, ka finalizuar një operacion kompleks kundër një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun...
Burimi:
javanews.al