EMRAT/ Gjenden bimë kanabisi ne Vaun e Dejës, arrestohen vëlla e motër, procedohet kryeplaku

EMRAT/ Gjenden bimë kanabisi ne Vaun e Dejës, arrestohen vëlla e motër, procedohet kryeplaku

Gjatë një operacioni të policisë në territorin e fshatit Kroni i Madh, u gjetën të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies. Ndërkohë që  janë prangosur 2 shtetas (vëlla e motër), Pal dhe Agetina Pepaj, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kroni i Madh. Policia njofton se është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kroni i Madh dhe vrojtuesi i pyjeve, për shpërdorim detyre. Njoftimi: Vau i Dejës Finalizohet operacioni i koduar “Monitorimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëlla e motër), të dyshuar si autorë të kultivimit të një numri të...