Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Prej gati dy javësh çdo pasdite qytetarët kanë zhvilluar protestë para kryeministrisë për ndërtimin e resortit në Zvërnec. Në rrjete sociale qarkullojnë çdo ditë video nga protesta, mirëpo përveç atyre reale shumë video janë bërë me inteligjencë artificiale. Aldor Nini, Drejtues i kompanisë “Acromax Media”, tha se kohët e fundit kanë qarkulluar shumë video të tilla. “IA është përdorur fillimisht për të krijuar meme interesante për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, por këto 2-3 ditët e fundit unë shoh një përdorim masiv të IA për të treguar masa të mëdhaja në kryeqytet ose para kryeministrisë. Njerëzit e zakonshëm e kanë të vështirë t’i identifikojnë. Për shembull mund të shtohet numri i protestuesve, mund të shtohen tymra, mund të shtohet një agrisivitet në protesta”, tha Nini...