“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit tjetër Edison Adri. E pyetur nga gazetarët lidhur me ngjarjen, Berdane Braçellari ka treguar si dëshmitare okulare versionin e saj mbi mëngjesin e datës 4 Qershor. “Kam qenë që në fillim, hyra në stallë si gjithmonë, në krahun matanë hyra vet, në anën tjetër hyn djali. Djali asnjëherë nuk më futej në punë, thjesht me ikën dy punëtorë dhe erdhi. Kisha një parandjenjë se përherë kemi qenë duke u mbrojtur për shkak të policisë. Erdhi policia, i thashë; “Djalë, erdhën”. Djali qenka hedhur nga dritarja e vicave, aty ishte polici. Del lart djali, i bie polici. “ Pyetje – “Ju thoni se...