E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën pas përplasjes nga makina, një tjetër në gjendje të rëndë

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën pas përplasjes nga makina, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar këtë të diel në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka përplasur tre fëmijë të mitur, të cilët ndodheshin të ulur pranë rrugës. Si pasojë e përplasjes, dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në zonë dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si ish-Këneta, duke tronditur banorët e zonës.