‘E pa duke biseduar me të dashurën e tij, dy djemtë u përleshën me grushte’/ Detaje nga vrasja e të shqiptarit në Itali

‘E pa duke biseduar me të dashurën e tij, dy djemtë u përleshën me grushte’/ Detaje nga vrasja e të shqiptarit në Itali

Përgjatë trotuarit të rrugës Via Bissolati dhe përballë lokalit Bar Centrale, përballë Piazza Roma, njollat e gjakut tregojnë gjurmët e krimit që ndodhi të dielën në mbrëmje në Vescovato, një qytezë me më pak se 4 mijë banorë në provincën e Cremona-s. Mattia Miraglia, 32 vjeç, me origjinë nga Sicilia, shofer, pa precedentë penalë dhe banues në Vescovato, e goditi me thikë në fyt shqiptarin Nurian Dalipaj 24 vjeç, ndërsa plagosi në bark edhe vëllain 20-vjeçar të këtij të fundit. Vetë 32-vjeçari, i cili pësoi një lëndim në dorë, ndodhet nën mbikëqyrje policore në Spitalin Maggiore, në gjendje arresti, nën hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Sipas hetimeve, bëhet fjalë për një krim pasioni. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, gjithçka nisi me një debat...