E akuzuar për korrupsion, GJKKO shpall fajtore ish-kryetaren e komanduar të Tropojës

E akuzuar për korrupsion, GJKKO shpall fajtore ish-kryetaren e komanduar të Tropojës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtore ish-kryetaren e komanduar të Bashkia Tropojë, Zyra Islamaj, për veprën penale të korrupsionit pasiv. Sipas vendimit të GJKKO-së, Islamaj është dënuar me 2 vite e 1 muaj burg, por dënimi është pezulluar dhe është zëvendësuar me 2 vite shërbim prove, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë tjetër vepër penale. Gjithashtu, gjykata ka vendosur ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. Në të njëjtin proces gjyqësor, është dënuar edhe ndërtuesi Rrok Gega për korrupsion aktiv. Ai ka marrë një dënim me 6 muaj burg, i cili gjithashtu është pezulluar dhe është konvertuar në 1 vit shërbim prove. Hetimet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ngritën...