Dyshohet se u hodh nga kati i 6 i banesës, ndërron jetë 27-vjeçarja në Vlorë
Ka ndërruar jetë 27-vjeçarja me inicialet A.B., e cila mbrëmjen e djeshme u transportua në gjendje kritike drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë Lungomares. E reja, nënë e dy fëmijëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Dyshohet se 27-vjeçarja u hodh nga kati i 6 i banesës ku jetonte. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al