Dyshohet i implikuar në një vrasje në vitin 2020, 45- vjeçari i ekzekutuar sot i shpëtoi një atentati 3 muaj më parë
Valter Lleshi, i cili u gjet sot i vrarë në automjetin e tij në fshati Shkorret të Mirditës, dyshohet se ka qenë i implikuar në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen në vitin 2020, ngjarje që asokohe u lidh me hakmarrje për prishje të pazareve të drogës.Viktima, Valter LleshiPo ashtu, bëhet me dije se 45-vjeçari Valter Lleshi punonte si shofer kamioni në një kompani që nxjerr inerte nga lumi Mat, ku më 15 mars të këtij viti iu vendos një sasi lënde plasëse në mjetin me të cilin punonte.Asokohe Lleshi i shpëtoi atentatit, ndërsa këtë të hënë persona ende të paidentifikuar i zunë pritë teksa ishte duke shkuar në punë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com