Dyshohen se lëshuan leje qëndrimi në këmbim të përfitimit financiar, arrestohen dy zyrtarë në Kosovë
Autoritetet në Kosovë njoftuan se i kanë ndaluar dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme nën dyshimin se kanë anashkaluar ligjin duke u lëshuar leje qëndrimi në Kosovë disa të huajve në këmbim të përfitimit financiar. Prokuroria Themelore në Prishtinë shkroi në Facebook se dy zyrtarët janë ndaluar për 48 orë dhe se akuzohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Policia dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë i arrestuan ata së bashku me një person tjetër të mërkurën, pas një hetimi disamujor në këtë çështje, tha Prokuroria. Arrestimi i tyre u përshëndet nga ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla. Njëri nga zyrtarët e arrestuar punon në Divizionin për të Huaj, ndërsa tjetri në Agjencinë e Regjistrimit Civil, thuhet në njoftim. Hetimet fillestare tregojnë se zyrtarët e...
Burimi:
syri.net