Dy të arrestuar në Tiranë për shpërndarje heroine, sekuestrohet mbi 1 kg lëndë narkotike
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet dhe goditjet ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke finalizuar fazën e tretë të operacionit të koduar “Zonat”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zh. P., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, të dyshuar për furnizim dhe shpërndarje të drogave të forta. Sipas Policisë, pas informacioneve operative dhe hetimeve të organizuara, automjeti me të cilin lëviznin të dy personat u ndalua në rrugën “Prokop Mina” në Tiranë. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan 1 kg e 71 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Hetimet paraprake dyshojnë se lënda narkotike do të ndahej në doza dhe do të shpërndahej në zona të ndryshme të...
Burimi:
javanews.al