Durrësi në zi për dy fëmijët që humbën jetën nga aksidenti, protestë në heshtje para Bashkisë: Merrni masa!
Një grup të afërmish dhe banorë të zonës ku ndodhi aksidenti tragjik, janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara godinës së Bashkisë në një protestë të heshtur. Pjesëmarrësit, kryesisht të rinj të veshur me të zeza, kanë ndezur qirinj në shkallët e institucionit në shenjë homazhi për jetët e humbura. Tubimi u zhvillua pa deklarata për median, duke përdorur heshtjen si formë revolte edhe ndaj pushtetit vendor për mungesën e sigurisë në zonat e banuara. Për disa minuta u bllokua edhe qarkullimi në rrugën në qendër të qytetit. Kjo protestë e heshtur pason një tjetër akt simbolik të kryer gjatë paradites, ku pranë Drejtorisë së Policisë Durrës u vendos një kurorë me lule me mesazhin “Merrni masa”. Në heshtje të afërm e banorë, të tronditur nga...
Burimi:
javanews.al