Drogë pranë shkollave në Shijak dhe Manzë, ‘zbërthehet’ grupi kriminal, 17 masa sigurie

Drogë pranë shkollave në Shijak dhe Manzë, ‘zbërthehet’ grupi kriminal, 17 masa sigurie

Pas hetimit prej disa muajsh, është finalizuar operacioni “Cleaning 5” në qytetin e Durrësit. Siç njofton Policia, janë ekzekutuar 17 masa sigurie. Përkatësisht 13 masa “arresti me burg” dhe 4 “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, është shpallur në kërkim një person tjetër. Këta persona akuzohen për prodhim dhe shitje droge, të cilën më pas e shpërndanin kryesisht në afërsi të shkollave në Shijak dhe në Manzë, si dhe në  ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. “Objektivi i operacionit, identifikimi dhe arrestimi i shtetasve që tentonin të shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. Gjatë operacionit, sekuestrohen sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike Heroinë, Kokainë dhe Cannabis Sativa, 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov), shuma...