Drejtësia vendos pafajësi për “bananet”! Zbardhet vendimi i gjykatës: Kokaina “u harrua” nga italianët

Drejtësia vendos pafajësi për “bananet”! Zbardhet vendimi i gjykatës: Kokaina “u harrua” nga italianët

Drejtësia shqiptare ka hedhur dritë mbi rastin e përdorimit të kontenierëve të një kompanie të njohur për importin e bananeve, nga grupet e trafikut të drogës që veprojnë mes Amerikës Latine dhe Shqipërisë. Bëhet fjalë për kompaninë “Ziko sh.a”, të njohur përmes markës prestigjioze “Bana King”. Televizioni Klan disponon vendimin e plotë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka vendosur pushimin e çështjes dhe heqjen e çdo akuze ndaj presidentit të kompanisë, Trifon Murataj, administratorit Petrit Demishaj dhe vetë subjektit juridik. Vendimi, i cili ka marrë formë të prerë më datë 23 qershor 2026, vërteton me dokumente zyrtare atë që kompania deklaroi që në ditën e parë, se “Bana King” ishte viktimë e një tentative “kontaminimi” nga grupe...