Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të shtetasve Astrit Vladi dhe Eriona Daupaj. Sipas dokumentit, i pandehuri Astrit Vladi do të përballet me akuzat për ndikim të paligjshëm dhe korrupsion në sistemin e drejtësisë. Ndërkaq, mbi të pandehurën Eriona Daupaj rëndojnë disa akuza, përfshirë zbulimin e të dhënave sekrete dhe korrupsionin pasiv. Dosja “Toyota Yaris” i referohet sekuestrimit të 3.4 milionë eurove të padeklaruara më 24 qershor 2018 në Portin e Durrësit. Paratë u gjetën të fshehura në automjetet e transportuara nga Belgjika me kamion. Çështja përfshin trafikun ndërkombëtar të parave, kalimin ilegal të kufirit dhe tentativat për korrupsion e ndikim të paligjshëm. NJOFTIMI...
Burimi:
vizionplus.tv