Dosja “Partizani”/ U thirrën nga SPAK, sot paraqiten në GJKKO Ylli Pango dhe Violeta Shqevi

Dosja “Partizani”/ U thirrën nga SPAK, sot paraqiten në GJKKO Ylli Pango dhe Violeta Shqevi

Në seancën e sotme në GJKKO, duke filluar nga ora 15:00, do të dëshmojnë dy personazhe të rëndësishëm të dosjes “Partizani”. Për të dëshmuar janë thirrur ish-ministri i Sporteve në periudhën 2007-2009 Ylli Pango, dhe Drejtoresha e Sporteve atëherë në këtë dikaster, Violeta Shqevi. Ata janë dëshmitarë të thirrur nga SPAK pasi dyshohet se janë vunë në dispozicion të urdhrave të Sali Berishës për të privatizuar kompleksin sportiv “Partizani”. Sipas SPAK nga ky privatizim ka përfituar dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili ndërtoi 19 kulla duke përfituar minimalisht 5.4 milionë euro. Ylli Pango u emërua ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në mars të vitit 2007 dhe e mbajti këtë detyrë deri në pranverën e vitit 2009.