Dosja “Metamorfoza”, dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

Dosja “Metamorfoza”, dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

Në Gjykatën e Posaçme vijoi këtë të enjte gjykimi në themel për dosjen “Metamorfoza”, ku ishte parashikuar marrja në pyetje e dëshmitarëve Tea Prifti dhe Anton Shpatina në lidhje me vrasjen e Gjin Ndojit. Në seancë u paraqit vetëm Anton Shpatina, i cili iu përgjigj pyetjeve të prokurorit Vladimir Kraja për njohjen që kishte me viktimën. Shpatina deklaroi se e njihte Gjin Ndojin që nga fëmijëria, por se nuk kishin pasur marrëdhënie të afërta dhe kontaktet mes tyre kishin qenë të rralla. “Takimi i fundit me Ndojin ishte ndodhur pak ditë para vrasjes, në lokalin e tij, ku kemi pirë kafe dhe kemi biseduar për rreth 30 minuta, pa diskutuar për ndonjë problem apo shqetësim të veçantë”, tha Shpatina. Shpatina konfirmoi gjithashtu se njihte Arjan...