Dosja e ekzekutimeve në bulevard, SHBA “merr në dorë” audio-përgjimin që mund të zbardhë kush dha urdhër për të vrarë në 21 janar
Në kuadër të hetimeve për dosjen “21 janari” , Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011 ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se dërgimi i audio-komunikimeve të zinxhirit komandues të Gardës, është dërguar përmes një letër porosie në një laborator të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë ndihmës së ofruar nga autoritetet gjyqësore amerikane. Fillimisht kërkohet verifikimi i autenticitetit të materialit dhe më pas do të kalohet në krahasimin e zërave që janë pjesë e komunikimit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar kaseta origjinale e dorëzuar nga familjarët e te ndjerit Aleks Nika, një...
Burimi:
javanews.al