Do i dorëzoheshin kamionistit shqiptar, kapen 32 kg kokainë dhe heroinë në Milano! Sekuestrohen edhe 300 mijë euro

Do i dorëzoheshin kamionistit shqiptar, kapen 32 kg kokainë dhe heroinë në Milano! Sekuestrohen edhe 300 mijë euro

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 27-vjeçar nga Maroku kanë rënë në prangat e autoritetve italiane për për posedim narkotikësh me qëllim shitjen. Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi gjithsej 30 kilogramë kokainë dhe heroinë dhe 300,000 euro cash. Operacioni u krye pas disa ditë vëzhgimesh të shqiptarit dhe të riut nga Maroku. Gjatë kësaj periudhe, oficerët vunë re 27-vjeçarin të hynte në garazh me makinën e tij, të parkonte për pak kohë dhe më pas të shkonte me makinë në Castiraga Vidardo, në zonën e Lodit, ku u zbulua më vonë se ai jetonte. Më pas, oficerët ndoqën automjetin. Konkretisht, 27-vjeçari u pa duke lëvizur nëpër disa qytete në periferi të Milanos dhe, pasi bëri disa ndalesa (ndërsa fliste shpesh në telefon), u drejtua...