Dita e dytë e protestës, qytetarët në Korçë dalin sërish në rrugë kundër ndërtimit në Zvërnec
Protestë kundër ndërtimit në Zvërnec po zhvillohet edhe në Korçë,teksa kjo është dita e dytë ku qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në rrugë dhe kanë bllokuar Bulevardin kryesor të qytetit. Gjatë tubimit, protestuesit kanë kënduar dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të lënë lokalet dhe t’u bashkohen protestës. Protestuesit kanë shpalosur pesë kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.
Burimi:
javanews.al