Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Policia e Sarandës ka arritur të identifikojë 3 autorët e dyshuar të kanosjes dhe goditjes së oficerit të Policisë Mihal Velço, mbrëmjen e së enjtes në Sarandë. Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për tre persona me precedentë penalë, të cilët janë shpallur në kërkim. Të dyshuarit janë identifikuar si Andrea Rubati, 27 vjeç, Antonio Lefteri, 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj, 30 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes, në lagjen nr. 4, pranë restorantit “Lindi”, në Sarandë. Sipas policisë, shtetasi Mihal Velço, 32 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Sarandë, ka njoftuar sallën operative se tre persona që lëviznin me motomjete e kishin goditur për shkak të detyrës dhe e kishin kanosur me thikë, duke tentuar ta godisnin pasi ai u...
Burimi:
javanews.al