Dhunohet me sende të forta drejtori i AKU Shkodër
Drejtori i AKU Shkodër Ramir Haderi është dhunuar sot në mbrëmje nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës. Kreu i AKU është goditur me sende të forta në kokë dhe qyte pistolete duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Dhunimi i drejtorit Haderi dyshohet për shkak të detyrës si drejtor i AKU Shkodër. Ai po ecte me bashkëshorten e tij në këmbë kur persona ende të paidentifikuar i janë afruar dhe e kanë goditur.
Burimi:
opinion.al