Dhuna në Zvërnec/ Hita: Policia e Vlorës u shfaq jo profesionale dhe e fjetur! Emërohet drejtori i ri
Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës. Ai do të zëvendësojë Elidon Çelën, i cili u shkarkua, pas prodhimit të një njoftimi të gënjeshtërt për protestën në Zvërnec lidhur me tërheqjen zvarrë të aktivistit nga badigardë privatë Më herët, Edvin Ndreu, mbante postin si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë. “Drejtori u shkarkua dy ditë më parë për shkak të dështimit të menaxhimit të tubimit të datës 30 maj në Zvërnec dhe informacionin e pavërtetë që u përcoll publikisht për një qytetar që u mor forcërisht dhe u godit nga rojet e sigurisë private në kantier”, tha drejtori i Policisë së Shtetit, Hitaj. Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale, duke mos ndërhyrë në kohë për të...
Burimi:
syri.net