Dhuna në shkolla, në vitin shkollor që sapo u mbyll, katër raste me viktima të plagosur

Dhuna në shkolla, në vitin shkollor që sapo u mbyll, katër raste me viktima të plagosur

Viti shkollor që u mbyll rezultoi me numër të lartë konfliktesh midis nxënësve në shkollat e vendit. Rastet më të rënda u shënuan në Kamëz, Durrës, Shkodër e Sarandë, ku nxënësit pas sherrit të nisur në mjediset e shkollave, përdorën armët e ftohta për t’u “sqaruar” pikërisht në dyert e godinave arsimore. Në muajin nëntor, në Durrës një 15-vjeçar u plagos me thikë në ambientet e shkollës dhe katër ditë më vonë ndërroi jetë. Një muaj më pas, në Sarandë, një 13-vjeçar u plagos po me thikë, ndërsa në Shkodër, pranë shkollës “Shejnaze Juka”, një përplasje mes adoleshentësh la dy të plagosur me mjete prerëse. Në mars të këtij viti, në Durrës, një konflikt mes nxënësve në një shkollë 9-vjeçare përfundoi me plagosjen e një...