Dhërmi/ Tentuan të vidhnin një ‘Land Rover’, arrestohen 25-vjeçari dhe 17-vjeçarja
Një tentativë për vjedhjen e një automjeti është regjistruar në Dhërmi. Dy persona, N. Xh., 25 vjeç nga Durrësi dhe një 17-vjeçare, janë arrestuar si autorë të dyshuar. Ata dyshohet se morën pa leje një mjet tip “Land Rover” dhe tentuan të largoheshin. Gjatë largimit, 17-vjeçarja që drejtonte mjetin ka shkaktuar edhe dëmtime. Të dy akuzohen për vjedhje të mbetur në tentativë dhe një sërë shkeljesh të tjera, përfshirë mosbindje dhe dëmtim prone. Njoftimi i Policisë: Himarë/ Tentuan të vidhnin një automjet në Dhërmi, ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon vjedhjen. Arrestohen 25-vjeçari dhe një 17-vjeçare, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen dy automjete (njëri i autorëve dhe automjeti tjetër që tentuan të vidhnin). Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se në Dhërmi ishte...
Burimi:
syri.net