Detajet/ Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, çfarë zbuloi autopsia

Detajet/ Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, çfarë zbuloi autopsia

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të 14 shkurtit në Montecalvoli të Italisë. Sipas rezultateve të autopsisë dhe hetimeve të Prokurorisë së Pizës, një plumb i vetëm rezultoi fatal për të riun, ndërsa autoritetet po vijojnë të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes. Sipas mediave italiane, raporti mjeko-ligjor, përcakton se plumbi vdekjeprurës, i qëlluar nga një armë gjysmëautomatike “Beretta” e kalibrit 6.75, e goditi Muharremin në anën e djathtë të qafës. Projektili dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore në nivelin e vertebrave C2 dhe C3, duke shkaktuar ndërprerjen e funksioneve nervore, paralizë të frymëmarrjes dhe gjakderdhje të brendshme, dëmtime që i shkaktuan vdekjen. Autopsia ka zbuluar gjithashtu se 25-vjeçari ishte goditur...