Detajet/ Kush është i plagosuri në Pogradec (EMRI)

Detajet/ Kush është i plagosuri në Pogradec (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar diten e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është shtetasi Brian Syzo. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivet që çuan në plagosjen e tij. I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.