Detaje tronditëse nga vrasja e ushtarakut, autori dhe viktima ishin shokë, i arratisuri me precedentë! Ende i panjohur motivi i krimit

Detaje tronditëse nga vrasja e ushtarakut, autori dhe viktima ishin shokë, i arratisuri me precedentë! Ende i panjohur motivi i krimit

Detaje tronditëse janë zbuluar nga dinamika e krimit të ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ku mbeti i vrarë ushtaraku Johan Zuko, 20 vjeç. Paraprakisht mësohet se viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë shokë fëmijërie, por mbetet mister shkaku që i ka futur deri në një konflikt gjakderdhës. Autori i dyshuar rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa më herët është përfshirë në ngjarje të lidhura me armëmbajtjen pa leje dhe plagosjen. Policia vendore tha se e ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe policie, ndërsa po kryhen kontrolle të shtuara në akset rrugore dhe zonat përreth. Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamerat e bizneseve dhe objekteve përgjatë itinerarit të...