Detaje të reja nga operacioni antidrògë në itali, gjatë të cilit u kapën 2 shqiptarë
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni antidrogë në kryeqytetin italian, gjatë të cilit u kapën 2 shqiptarë duke trafikuar kokainë, kurse në banesë iu gjetën 40 mijë euro cash dhe bllok shënimesh të ‘biznesit’. Lëvizjet e dyshimta në një makinë me qira u pasuan nga zbulimi i një rrjeti të plotë të magazinimit dhe shitjes së drogës midis Via Ipogeo degli Ottavi dhe Casal del Marmo, në Romë të Italisë. Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve tashmë i njohur për forcat e rendit, u arrestuan nga oficerët e karabinierisë nga stacioni i Ottavias me akuzën e posedimit me qëllim shitjen. Droga fshihej te ndarja e derës së makinës, në një hapësirë të krijuar posaçërisht për të mbajtur kokainën. Një tjetër detaj interesant...
Burimi:
syri.net