DETAJE/ Si e shtypi shoferi i kamionit kolegun nga Kosova – EMRAT
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e kësaj të marte në Portin e Durrësit. Një shofer kamioni që priste radhën për përpunim në pikën doganore, aksidentalisht ka goditur për vdekje një nga kolegët që gjithashtu drejtonte kamion dhe po shkonte të dorëzonte dokumentacionin në skaner për përpunim. Sipas policisëm në Portin e Durrësit, në sheshin para skanerit, shtetasi Nikolin Mardari, 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se aksidentalisht ka goditur shtetasin Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues në Kosovë, drejtues i një kamioni tjetër, i cili po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e kamionit të tij për t’u futur në skaner. Si pasojë e goditjes, shtetasi Nexhmi Shabani, 62 vjeç, ka humbur jetën. Kurse shoferi...
Burimi:
ntv.al