Detaje nga operacioni/ Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, gra dhe të mitur si korrierë: 23 arrestime
Një operacion i madh i Antimafias italiane ka çuar në arrestimin e 23 personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge mes Shqipërisë dhe Italisë. Operacioni “Whisper”, i zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Leçes, zbuloi dy grupe të dyshuara kriminale që merreshin me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës. Nga masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Leçes, 21 persona përfunduan në burg, ndërsa dy të tjerë u vendosën në arrest shtëpie. Hetimet kanë përfshirë disa zona të Italisë, mes tyre Leçe, Brindizi, Bari, Romë, Matera dhe Vibo Valentia. Sipas hetuesve, grupet kriminale përdornin gra, të mitur dhe shtetas shqiptarë si korrierë për transportin e drogës me autobusët e linjës mes Shqipërisë dhe Italisë, një mënyrë që dyshohet se përdorej për të ulur rrezikun...
Burimi:
syri.net