Detaje nga atentati me 9 plumba ndaj Thimjo Rubatit, autorët dyshohet se u larguan me skaf! Djali i 50-vjeçarit plagosi policin dy ditë më parë

Detaje nga atentati me 9 plumba ndaj Thimjo Rubatit, autorët dyshohet se u larguan me skaf! Djali i 50-vjeçarit plagosi policin dy ditë më parë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin ndaj Thimjo Rubatit, i njohur edhe si Sandri, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës. Fillimisht ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Sarandës, ndërsa më pas është transportuar për trajtim më të specializuar në spitalin e Janinës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona të maskuar me skafandra, të cilët pas atentatit janë larguar me motor në drejtim të zonës së plazheve, në zonën e “Baba Rexhepit”. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët mund të jenë larguar më pas me skaf, ndërsa dyshohet se kanë marrë me vete edhe motorin e përdorur gjatë atentatit. Mësohet se...