Dështon seanca gjyqësore, Gjinaj: Avokati i Veliajt tha se, pezullimi i afateve të paraburgimit është i paligjshëm
Ka dështuar sërish seanca gjyqësore e radhës në themel ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në masën e paraburgimit. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e katër avokatëve mbrojtës, përfshirë dy avokatët e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, të cilët kanë njoftuar gjykatën se ndodheshin në një proces tjetër gjyqësor. Gjatë kësaj seance, është zbardhur edhe një deklaratë e lënë nga vetë Veliaj, e cila u lexua nga relatorja e çështjes. Ai ka refuzuar kategorikisht të jetë i pranishëm në sallë, duke e cilësuar qëndrimin në kafazin e qelqtë si të paligjshëm, antikushtetues dhe thellësisht diskriminues. Pavarësisht mungesës fizike, mbrojtja ka theksuar se i pandehuri ka autorizuar avokatët për përfaqësim, duke konsideruar të panevojshme praninë e tij në...
Burimi:
syri.net